Havolli kritikon gjuhën përçarëse të Konjufcës: Refuzojeni atë logjikë – votojeni LDK-në - NACIONALE

Havolli kritikon gjuhën përçarëse të Konjufcës: Refuzojeni atë logjikë – votojeni LDK-në

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli, ka kritikuar ashpër deklaratat e ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke i cilësuar ato si të turpshme dhe përçarëse. Gjatë një tubimi elektoral, Havolli iu referua deklarimit të Konjufcës “kena me i bë tokë të zezë ata tjerët”, duke thënë se nuk ka asgjë më të rëndë sesa një gjuhë e tillë ndaj bashkëqytetarëve.

Ai theksoi se LDK-ja ka zgjedhur një qasje tjetër, të bazuar në program dhe zhvillim, duke përmendur investimet në infrastrukturë, ekonomi dhe veçanërisht në zonën e Gollakut. Sipas Havollit, Kosova ka nevojë për bashkim dhe jo për ndasi.

“Kryetari i Kuvendit të kalum, Glauk Konjufca, thotë: ‘kena me i bë tokë të zezë ata tjerët’. Nuk ka diçka më të turpshme se me thënë për bashkëqytetarët e vet ‘kena me i bë tokë të zezë’. Ne kemi folë për program. Kemi folë qysh me mujtë me shndërritë ndonjë faqe të këtij vendi, qoftë në infrastrukturë, qoftë në ekonomi. Me rregullu ndonjë infrastrukturë edhe të zonës së Gollakut.

Po ndihem keq kush na ka përfaqësuar në krye të Kuvendit për katër vjet, kur për njerëzit e vet thotë ‘kena me i bë tokë të zezë’. Refuzojeni atë logjikë. Votojeni LDK-në, sepse nuk e kemi njet askënd me bë tokë të zezë, por me afru njerëz afër vetës sa më shumë.” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme