Hasani rreth ndryshimit të ligjit për Specialen: Sot e kisha ndërru, por jemi vonë - NACIONALE

Hasani rreth ndryshimit të ligjit për Specialen: Sot e kisha ndërru, por jemi vonë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, deklaroi se është shumë vonë për të ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale.

Gjatë një interviste në emisionin “Info Magazine”, Hasani theksoi se, edhe nëse do të ndërmerrej një ndryshim i ligjit, nuk do të kishte asnjë efekt, pasi, sipas tij, misioni i gjykatës është përfunduar.

“Mendoj që është vonë. Me pasë mundësi, sot e kisha ndërru. Kemi pasur një mundësi, ata që flasin sot e kanë pasur një mundësi ta bëjnë, në 2019. Por hezituan, u frikësuan”, u shpreh Hasani.

“Jemi vonë, edhe me ndryshu ligjin, asgjë s’mund të bëjmë. Është kryer misioni, tani kemi vetëm 15 dëshmitarë të mbrojtjes”.

Lajme të ngjashme