Hasani: Kurti do t'ia imponojë opozitës presidentin, do ta luajë logjikën e vitit të kaluar
Profesori Enver Hasani ka thënë se kryeministri Albin Kurti po do që t’ia imponojë opozitës presidentin.
Duke folur për çështjen e presidentit të ri, ai ka theksuar se kurdo që fillon procedura për këtë brenda dy ditëve të ardhshme, duhet të përfundojë brenda 60 ditësh përndryshe shkohet në zgjedhje.
“Gjykuar nga sjelljet e vitit të kaluar, Kurti do ta luajë të njëjtën logjikë që e ka bërë vitin e kaluar, do të thotë t’ia imponojë edhe presidentin opozitës. Kjo nëse kalon afatin Osmani, prej të nesërmes e merr u.d. Albulena Haxhiu”, ka thënë ai në Interaktiv.
Hasani u shpreh se shkelet afati 30-ditor, çështja e presidentit të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.
“Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet 30 ditë pas skadimit të mandatit. Nëse shkelet ky afat sot për sot pasoja juridike nuk ka meqë jemi sistem parlamentar. Kjo nënkupton se nëse shkelet ky afat, hipotetikisht, që pak ka gjasa që të zgjedhet këto 30 ditë presidenti, nëse përfundon në Gjykatë Kushtetuese ajo e thotë fjalën e vet. Mund të thotë ta zëmë që është në rregull pse është bë shkelja, me tërhekë vërejtjen, ose mund të thotë të shkohet në zgjedhje, që ka pak gjasa të ndodhë kjo”, tha ai.