Hasani: Duhet të bëhemi seriozë e të zbatojmë detyrimet që kemi marrë - NACIONALE

Hasani: Duhet të bëhemi seriozë e të zbatojmë detyrimet që kemi marrë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar në emisionin Rubikon të Klan Kosovës zhvillimet e fundit lidhur me paralajmërimet e ish-presidentit amerikan Donald Trump për një rikthim në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë–Serbi.

Hasani ka kritikuar ashpër deputetit të VV-së, Albin Kurti – i cili vazhdon ta ushtrojë pozitën e kryeministrit – për vendosjen e kushteve në këtë proces, duke e cilësuar këtë si një hap të dëmshëm për interesat e vendit.

Sipas tij, klasa politike duhet të jetë më e përgjegjshme karshi aleatëve ndërkombëtarë dhe t’i qëndrojë marrëveshjeve të arritura, përfshirë atë të Ohrit dhe marrëveshjen e Uashingtonit.

“Kur të mbaron çështja me Iranin e vëmendja e Amerikës vendoset nga ne, duhet të bëhemi seriozë e të zbatojmë detyrimet që kemi marrë. Detyrimet e marrëveshjes së Ohrit, detyrimet e Uashingtonit edhe me u hapë me aleatë, brenda vendit me kriju konsensus për çështjen me Serbinë”.

“Partitë politike në vend nuk duhet ta përziejnë qeverisjen në Kosovë me dialogun me Serbinë. Këto dy çështje duhen me u nda e me pas konsensus për çështjet në raport me Serbinë. Se të gjitha vendet që kanë probleme mes vete, Turqia me kurdët për shembull, kur vjen puna për çështje të interesit nacional duhet me pas konsensus, e duhet me u ulë me diskutu. Ti e ke marrë këtë detyrim, unë e kam zgjeru, tjetri duhet me definu prapë se Donald Trump nuk hyn në agjendë. Duhet me u kuptu se kur Trumpi thotë do i kthehem çështjes së Kosovës, nuk hyn në agjendë me lujt”, tha Hasani.

Lajme të ngjashme