Harroni Duan, Diplon e Skeptan - 'Semafori' ishte momenti monumental në Sunny Hill
'Semafori' është një dhuratë që vazhdon të dhurojë në botën e hip-hopit, e që la nën hije top artistë globalë në Sunny Hill me ekstazën absolute.
Tashmë është shndërruar në një trend që i lehtëson punën Mc Kreshës e Lyrical Sonit, të cilët thjesht mund të zmprasen e ta shijojnë rrëqethjen, me publikun që e kryen performancën për ta.
Në fakt, 'Semafori' është një këngë e rrallë që nuk ngërthen në vete vlera komerciale, por që gëzon famë jashtëzakonisht të madhe në audiencë. Shuplakë fytyrës për artistët që mendojnë se 'këngët përmbajtësore nuk dhezin’. Për më tepër, është pa klip, zonja dhe zotërinj.
Po, realisht nuk shfaqet kurrë në ekranet televizive dhe, pavarësisht kësaj, ka grumbulluar jo më pak se 12 milionë klikime në YouTube.
Për të kuptuar më shumë se çka do të thotë ‘Semafori’ për popullin, ju sjellim videon e mëposhtme rrëqethëse nga edicioni i këtij viti në Sunny Hill, që lë në hije performancat e artistëve si Dua Lipa, Diplo dhe Skepta.