Hargreaves diskuton me Kurtin “për shqetësimet e britanikëve dhe partnerëve” për veprimet e Qeverisë në veri
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin e sotëm me kryeministrin, Albin Kurti.
Sipas njoftimit të ambasadorit britanik, në këtë takim është biseduar për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovë në veri të vendit.
“Sot kam takuar kryeministrin Albin Kurti. Ne diskutuam shqetësimin e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë për veprimet e fundit të qeverisë në veri të Kosovës.” – ka shkruar ai në Facebook.
Në këtë takim janë diskutuar edhe çështje të tjera.
“Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR.” – thuhet tutje.