“Haradinajt s’i pritej”: Presidenca e mohon se Osmani s’e priti AAK-në - NACIONALE

“Haradinajt s’i pritej”: Presidenca e mohon se Osmani s’e priti AAK-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Alenca për Ardhmërinë e Kosovës tha për media se i ishin përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar rreth draft-Statutit të autonomisë serbe në Kosovë, por se ishte Osmani ajo që nuk respektoi kohën e caktuar, përkatësisht siç ishte caktuar në orën 12:00 të së mërkurës.

Mirëpo, Presidenca e Kosovës e mohon se një gjë e tillë qëndron.

Bekim Kupina, që mban një post që për nga emri quhet “këshilltar për media” i Presidentes së Kosovës, ka thënë për gazetën Express se “Haradinaj nuk ka dashur të presë derisa protokolli e ka njoftuar Presidenten për arritjen e tij”.

Sipas tij, zyra e Presidentes “mbetet e hapur” dhe se “pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani ka lënë të hapur mundësinë e takimit ditëve në vazhdim, kurdo që kreu i AAK-së e vlerëson se duhet diskutuar dhe adresuar çështjet e rëndësisë nacionale. Dera e Presidencës vazhdon të mbetet e hapur”.

Lajme të ngjashme