Haradinaj viziton BIK-un për Kurban Bajram: Ta gëzojmë bashkë
Kryetari i AAK-së ka uruar festën e Kurban Bajramit.
Ai me rastin e kësaj dite ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovë, ku është takuar me myftiun, Naim Tërnava.
Ky ishte mesazhi i Haradinajt.
“Ta gëzojmë bashkë, t’i gjendemi njëri-tjetrit, të jetojmë me porosinë e kësaj feste, që është sakrifica por edhe solidariteti i ndërsjellë” – ka thënë ndër të tjera ai.