Haradinaj uron Papa Françeskun me rastin e ditëlindjes së tij, kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Papa Françeskun për ditëlindjen e tij të 86-të.
Haradinaj ka thënë se ende i ka të fresëkëta kujtimet e takimit me të, duke shfrytëzuar rastin, t’a kërkojnë njohjen e pavarsisë së Kosovës nga Vatikani.
“Urime për 86 - vjetorin e lindjes, At i Shenjtë, Papa Françesku! Urimet më të mira, shëndet dhe lumturi me këtë rast të veçantë!
Ende i kam të freskëta kujtimet e takimit me Ju, mesazhet për popullin e Kosovës, zhvillimin dhe mirëqenien e tij.
At i Shenjtë, në këtë ditë gëzimi, ju lutemi që ta njihni sa më parë Republikën e Kosovës, për t'i hapur edhe më shumë rrugë përparimit tonë.” Ka shkruar Haradinaj në Facebook.