Haradinaj uron Krishtlindjet, uron edhe që “sa më parë” Selia e Shenjtë të njohë Kosovën - NACIONALE

Haradinaj uron Krishtlindjet, uron edhe që “sa më parë” Selia e Shenjtë të njohë Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët katolikë në Krishtlindje, teksa edhe ka uruar që “sa më parë” Kosova ta ketë njohjen edhe nga Selia e Shenjtë.

Urimi i Haradinajt:

Në prag të Festës së Krishtlindjes, ua përcjell urimet më të ngrohta ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji, gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit katolik si dhe gjithë miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në Republikën e Kosovës.

Uroj veçanërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Uroj që Krishtlindja të sjellë paqe në çdo shtëpi dhe të ndriçojë rrugën për një vit të plotë harmonie.

Për ju dhe familjet tuaja, dëshiroj një jetë të mbushur me paqe, shëndet dhe lumturi!

Për shumë mot Krishtlindja!

Lajme të ngjashme