Haradinaj uron Kosovën për 6-vjetorin e formimit të ushtrisë: Mirënjohje e përjetshme për ShBA-të
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka uruar Kosovë për 6-vejtorin e formimit të ushtrisë.
Ai ka vlerësuar se gjashtë vjet pas, ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka falënderuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot, gjashtë vjet pas, Ushtria e Kosovës ka dëshmuar se është një forcë e përkushtuar dhe profesionale të shërbejë edhe përtej kufijve tonë, e gatshme për të kontribuuar për paqe e siguri kudo në botë. Objektivi ynë strategjik afatshkurtër mbetet anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, dhe këtë rrugë do ta ndjekim me përkushtim dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Në këtë përvjetor po e rikthej në vëmendjen tuaj, një fjalë time nga zemra, ditën kur u formua Ushtria. Mirënjohje e përjetshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për Sekretarin James Mattis!”, ka shkruar Haradinaj.