Haradinaj uron Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova e kupton më mirë luftën e popullit ukrainas
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Haradinaj, ka thënë se më mirë se kushdo tjetër, Kosova dhe populli i saj e njeh më mirë luftën e popullit të Ukrainës për liri dhe mbrojtje të shtetit.
“Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngajshme, edhe urimet janë të përzemërta!” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë i tij:
Ukrainë, gëzuar Dita e Pavarësisë!
Kosova dhe populli i saj e kupton më mirë se kushdo tjetër luftën e popullit të Ukrainës për liri e për mbrojtje të shtetit, prandaj jemi rreshtuar përkrah botës demokratike në mbrojtje të vlerave universale të lirisë, që sot me aq vendosmëri po i mbron populli ukrainas.
Kur rrugët e lirisë dhe fatet janë të ngajshme, edhe urimet janë të përzemërta!
Ukrainë, urime Dita e Pavarësisë e me fitore të reja drejt lirisë së plotë!
