Haradinaj: Tek pas disa ditësh e kemi marrë lajmin për vrasjen e Adem Jasharit - NACIONALE

Haradinaj: Tek pas disa ditësh e kemi marrë lajmin për vrasjen e Adem Jasharit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Daut Haradinaj, ka treguar se kur e ka kuptuar për vrasjen e komandantit Adem Jashari.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai ka thënë se në atë kohë nuk kanë pasur informata të mjaftueshme.

Ai ka bërë me dije se vetëm disa ditë pas vrasjes e kanë marrë lajmin e dhimbshëm.

Haradinaj ka theksuar se lajmin e kanë kuptuar nga Mujë Krasniqi.

Ne nuk jemi dalë keq në ato ditë, por nuk kemi pasur informatë të saktë se çfarë ka ndodhur. Tek pas disa ditësh, ndoshta kah data 10-15 kur kam rënë në kontakt të parë me Mujën dhe disa figura të zonës, na kanë njoftuar që edhe Ademi edhe Hamza edhe plaku i tyre, Shabani edhe familja pothuajse në përgjithësi janë vrarë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme