Haradinaj takon zyrtarët e SBAShK-ut: Qeveria Kurti nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve - NACIONALE

Haradinaj takon zyrtarët e SBAShK-ut: Qeveria Kurti nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka pritur në takim kryeartin e SBAShK-ut, Rrahmen Jasharaj dhe bashkëpunëtoret e tij.

Ai ka bërë me dije se me zyrtarët e sindikatës ka diskutuar rreth shqetësimeve të tyre për kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se Qeveria po i godet vazhdimisht mësimdhënësit.

“Në takim të përbashkët me përfaqësuesit e SBAShK-ut, kryetarin Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, pranova shqetësimet e tyre për kontratat e reja të punës që po ju ofrohen mësimdhënësve, një goditje e radhës për ta nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kjo formë e kontratës e godet rëndë tërë sistemin arsimor para universitar dhe si e tillë është e pazbatueshme për shkak që nuk i përshtatet specifikave të punës së mësimdhënësve. Fatkeqësisht kjo qeveri që prej fillimit të saj nuk ka qenë aleate e mësimdhënësve. Me qasje armiqësore përveç që i ka goditur financiarisht ka cenuar edhe dinjitetin e tyre”, ka shkruar ai.

Ai ka vlerësuar se subjekti i tij vazhdimisht ka bashkëpunuar me sindikatat.

“Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e Sindikatës në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Si rezultat i këtij bashkëpunimi kemi punuar në vazhdimësi, që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme