Haradinaj takon ish-komandantin e KFOR-it, flasin për çështje të sigurisë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ish-komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Bühler, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme të aleatëve strategjik.
“Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish deputet dhe zv.ministër i jashtëm. Biseduam për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera”, ka shkruar Haradinaj.