Haradinaj takon ambasadorin britanik: Biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot e ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
I pari i AAK-së ka treguar se me diplomatin britanik ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj e ka falënderua ambasadorin Hagreaves për mbështetjen e Kosovës.
“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.