Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Largimi nga këshillat amerikane mund t’i kushtojnë Kosovës - NACIONALE

Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Largimi nga këshillat amerikane mund t’i kushtojnë Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik.

Sipas tij, injorimi i këshillave amerikane mund t`i kushtojë Kosovës.

Sot, prita në takim Ambasadorin e ShBA në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë për situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës. Për Aleancën, partneriteti strategjik me ShBA-të është jetik. Andaj, improvizimet dhe largimi nga këshillat amerikane në një periudhë kur situata është shumë e brishtë, janë të dëmshme e mund t’i kushtojnë Kosovës. Ambasadorin Hovenier, e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që ShBA i jep Kosovës dhe për angazhimin e tij personal që është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë”, ka shkruar ai.

Një ditë me parë, diplomati amerikan ka takuar edhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë LDK-së, Lumir Abdigjiku.

Lajme të ngjashme