Haradinaj takohet me Jasharajn: Synojmë rritjen e pagave në arsim për 50 për qind
Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar këtë të mërkurë kryesindikalisdin, Rrahman Jashraj.
Haradinaj ka treguar për synimet e AAK-së, që nëse vjen në pushtet t’i rrisë pagat për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 %, si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6 %.
E plotë:
Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Kemi pasur shumë herë mospajtime por gjithmonë kemi qenë konstruktiv në veprime që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm.
Në takim me delegacionin e SBAShK, kryesuar nga z. Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029.
E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%.
Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës!