Haradinaj-Stublla: Mosshpallja si organizatë terroriste e rikthen Listën Serbe në pushtet, do të jetë fatale për Kosovën - NACIONALE

Haradinaj-Stublla: Mosshpallja si organizatë terroriste e rikthen Listën Serbe në pushtet, do të jetë fatale për Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, po e sheh si gabim mosshpalljen e Listës Serbe si parti terroriste, teska ka paralajmëruar edhe pasoja fatale për Kosovën.

Ajo përmes njjë shkrimi në Facebook, ka thënë se Lista Serbe do të kthehet në pushtet për shkak të mospërcaktimi të saj si organizatë terroriste nga institucionet e Kosovës.

Rakiç & Simiç tek ‘udhëheqin’ serbët vendas sot për të nënshkruar një peticion për largimin e një kryetari të zgjedhur ligjërisht #Atiq, ofron një parashikim të pamjegulluar.” – ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Pasojë e qartë e mospërcaktimit të Listës serbe si organizatë terroriste nga institucionet tona do të jetë rikthimi i saj në pushtet në komunat veriore të Kosovës.

Rakiç & Simiç tek ‘udhëheqin’ serbët vendas sot për të nënshkruar një peticion për largimin e një kryetari të zgjedhur ligjërisht #Atiq, ofron një parashikim të pamjegulluar.

Pra, sulmi në maj 2023 ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve dhe gjithashtu agresioni i tmerrshëm terrorist në Banjskë i organizuar dhe ekzekutuar nga Radojçiqi i Listës serbe (nën drejtimin e Vuçiqit) që la të vrarë heroin #AfrimBunjaku - të gjitha duhet ‘të harrohen dhe heshten.’

Mos të harrojmë që Ura e Ibrit ende nuk bashkon por ndanë, dhe Asociacioni po na pret në pragun e shtëpisë. Rietablimi i organizatës kriminale Lista serbe në komunat veriore pas gjithë tmerrit që ndodhi vitin e kaluar - do të jetë fatale për Kosovën.

Lajme të ngjashme