Haradinaj-Stublla: Deklarata e Kurtit është skandaloze, nëse nuk është nxjerr nga konteksti
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit se ka lëshuar pe për targat pasi e kishte paralajmëruar ambasadori amerikan për situatën në veri.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se nëse kjo deklaratë nuk është nxjerr nga konteksti, është skandaloze.
“Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium ndërkombëtar”, ka shkruar ajo për citatin e shkëputur se “ambasadori amerikan ka informacione më shumë rreth situatës në Veri”.
Kjo deklarate nese nuk eshte nxjerre nga konteksti nga gazetari (si jo rralle ne te kaluaren) eshte skandaloze per tu thene per nje medium nderkombetar. https://t.co/iRwCqyCZv3
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 26, 2022
Kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar ndikimin amerikan në arritjen e marrëveshjes se fundit. Në një intervistë për Michael Martens, korrespodent i Frankurter Allgemaine Zeitung, ai ka treguar disa detaje,
Ndonëse ende nuk është publikuar intervista e plotë, gazetari ka dhënë informacione të rëndësishme.
“Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, ka shkruar ai në “Twitter”.