Haradinaj shpreh ngushëllime për të riun nga Gllogjani i cili ndërroi jetë në aksident trafiku - NACIONALE

Haradinaj shpreh ngushëllime për të riun nga Gllogjani i cili ndërroi jetë në aksident trafiku

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjen e Rilind Zeqiraj i cili vdiq në një aksident trafiku.

“I tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta të Rilind Zeqiraj nga Gllogjani, i cili u lëndua rëndë në aksident komunikacioni. Ndajmë dhembjen me familjen dhe të afërmit”, ka shkruar Haradinaj në një status në Facebook.

“Zoti e forcoftë familjen Zeqiraj, në këto momente shumë të vështira për ta”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme