Haradinaj: Sakrifica për atdheun vazhdon, ngushëllime familjes Mustafa - NACIONALE

Haradinaj: Sakrifica për atdheun vazhdon, ngushëllime familjes Mustafa

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Jahja Mustafës, babait të ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa – Cali.

Përmes një postimi publik, Haradinaj ka theksuar se sakrifica për atdheun ende vazhdon, duke iu referuar proceseve që, sipas tij, janë të padrejta dhe me të cilat po përballet Salih Mustafa.

“Sakrifica për atdheun ende vazhdon, derisa Salih Mustafa – Cali përballet me procese të padrejta, babai i tij, Jahja, u nda nga kjo botë, duke lënë pas një jetë të tërë me sfida”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se ndan dhimbjen me Salih Mustafën dhe me gjithë familjen e tij në këto momente të vështira, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje.

Në fund, kreu i AAK-së ka nderuar figurën e të ndjerit me fjalët: “I përjetshëm qoftë kujtimi për Jahë Mustafën!”

Lajme të ngjashme