Haradinaj: Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme.
Haradinaj sot ka kujtuar motrat dhe vëllezërit tanë që u ekzekutuan 26 vjet më parë në Rrezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapçevë të Malishevës.
“Rruga jonë drejt lirisë ishte e gjatë dhe e përgjakshme. Aparati shtetëror serb nuk kurseu as fëmijët, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë.
Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë, që u ekzekutuan 26 vjet më parë në Rrezallë të Drenicës, në Llovcë të Gjilanit dhe në Llapçevë të Malishevës. Gjaku i tyre u bë dritë për lirinë tonë.
Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë.” – ka shkruar ai.