Haradinaj reagon për reduktimet e rrymës: Hajnia me GEN-in ka emër - NACIONALE

Haradinaj reagon për reduktimet e rrymës: Hajnia me GEN-in ka emër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga rradhët e AAK-së ka reaguar lidhur me reduktimet e rrymës, duke u shprehur se ky abuzim me popullin duhet të marrë fund.

Haradinaj është shprehur se “Hajnia me GEN-in ka emër”.

E plotë:

“Isha mbrëmë në Ferizaj dhe po tregonin gjendjen e mjerueshme. Në mungesë të rrymës, vetëm në një zonë të qytetit ndërprerja e rrymës ishte 8 orë, nga ora 23:00 deri në 07:00 në mëngjes. Pra, trefishim i faturave dhe 1/3 e ditës pa rrymë në mes të dimrit në vitin 2024. Kjo mendësi qeverisjeje dhe ky abuzim me popullin duhet të marrë fund.

Hajnia me GEN-in ka emër”, ka thënë Daut Haradinaj.

Lajme të ngjashme