Haradinaj: Rahoveci e ka dëshmuar kontributin ndaj Atdheut në luftën për liri - NACIONALE

Haradinaj: Rahoveci e ka dëshmuar kontributin ndaj Atdheut në luftën për liri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për luftën.

“Rahoveci e ka dëshmuar kontributin ndaj Atdheut në luftën e fundit për liri përmes shumë luftëtarëve të zotë sa që edhe historia do të rrëfejë për ta tek brezat e ardhshëm. Me 12 maj 1998, pushkët e luftëtarëve të lirisë kumbuan në Anadrini. Betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme