Haradinaj: Qeveria ka tradhëtuar besimin e secilit qytetar - NACIONALE

Haradinaj: Qeveria ka tradhëtuar besimin e secilit qytetar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i AAK-së në fjalën e tin me rastin e 24 vjetorit të themelimit të AAK-së në Klinë, ka thënë se Qeveria ka tradhëtuar besimin e secilit qytetar, duke e bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar, e duke e futu vendin në varfëri të thellë.

Haradinaj është shprehur se është i vendosur që Kosovën ta rreshtoj si anëtare të NATO-s, udëheqr nga aleati i pejetshëm, ShBA-të.

E plotë:

Aleanca me partnerët e koalicionit ka ofruar një alternativë qeverisëse për ta bërë të mundur ndryshimin e madh për të cilin ka nevojë Kosova, një qeverisje me vizion për rikthimin e shpresës, për orientimin e vendit drejt prosperitetit e integrimit euro-atlantik. Sot kemi një qeveri që po e dëmton shtetin, qeveri e cila e ka tradhtuar besimin e secilit qytetar, pasi e solli të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e futur vendin në varfëri e qytetarët në zhgënjim të thellë.

Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të Aleancës në Klinë, i urova suksese kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës; Dr. Haxhi Ibishit, Marqe Selmanajt dhe Dr. Hamëz Berishës. Përvoja e pasur e tyre si profesionistë të dëshmuar, pa dyshim se qytetarëve të Klinës i jep shans për përfaqësim dinjitoz në Kuvendin e Kosovës.

Strukturat e Aleancës dhe qytetarët e Klinës i sigurova se jemi të vendosur që Kosovën ta rreshtojmë si anëtare të NATO-s, udhëhequr nga aleati i përjetshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Klinë, urime 24-vjetorin e Aleancës!

Lajme të ngjashme