Haradinaj: Qeveria e Kosovës e ka gjithmonë mbështetjen tonë në raportin me Serbinë - NACIONALE

Haradinaj: Qeveria e Kosovës e ka gjithmonë mbështetjen tonë në raportin me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar së nga partia e tij do ta mbështes gjithmonë Qeverinë e Kosovës në raport me Serbinë.

Harainaj ka kërkuar nga Qeveria që të jenë më transparent sa i përket dialogut.

Ne kemi bërë thirrje që Qeveria të jetë sa më transparente sa i përket dialogut. Si grup parlamentar i AAK-se i kemi dhënë mbështetje Qeverisë në këtë proces. Kërkesa jonë ka qenë që marrëveshja të jete njohja reciproke dhe përfshirja e SHBA-së. Ne insistojmë që SHBA të jetë në tavolinë dhe garant i çfarëdo marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo Haradinaj është deklaruar se nuk do ta mbështesin qeverinë në paaftësinë e tyre për krizën ekonomike që ka kapluar vendin.

Ne jemi opozitë, duke pasur parasysh situatën në të cilën jemi, krizën ekonomike me të cilën përballemi dhe paaftësinë e kësaj qeverie për të kryer punë në të mirë të qytetarëve, ne natyrisht që nuk heshtim dhe e kritikojmë Qeverinë, por në raport me Serbinë do ta mbështesim gjithmonë. Në përballje me Serbinë do ta përkrahim gjithmonë, por sa i përket punëve të brendshme ka dështuar”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të ngjashme