Haradinaj prezanton një kandidat për deputet nga AAK-ja
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Mensur Neziri do të jetë kandidat për deputet nga kjo parti.
Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thën ëse Neziri i është bashkur AAK-së.
“Vizionit tonë për Kosovën e sigurtë dhe të zhvilluar po i bashkohen profesionistë të shumtë, të dëshmuar në shumë fusha e me një përvojë të pasur institucionale dhe akademike. Ardhja e Prof. Mensur Nezirit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dhënë Shtimes një alternativë serioze drejt avancimit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik.Kisha kënaqësinë që me Prof. Mensurin, të bisedojmë për proceset që na presin dhe zhvillimet e fundit në degën e Aleancës në Shtime.” – ka shkruar ai.
Tutje, ai ka njoftuar se Neziri do të jetë kandidat për deputet.
“I shpreha përkrahjen pa rezervë në rrugën tonë të përbashkët dhe i urova suksese në kandidaturën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës.” – shkroi Haradinaj.