Haradinaj përkujton Batalionin Gardist "Shkelzen Haradinaj": Me dhembje e krenari nderojmë sakrificën e tyre
Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përkujtoi Batalionin Gardist "Shkelzen Haradinaj", duke nderuar sakrificën e pjesëtarëve të tij në frontet e luftës në Dukagjin.
Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi rolin e batalionit në luftë dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar bashkëluftëtarët e plagosur.
"Me dhembje e krenari, sot dhe përgjithmonë kujtojmë dhe nderojmë sakrificën tyre, flijimin dhe vetëmohimin," shkroi ai, duke renditur emrat e rënë: Arton Mehmetaj, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Hysen Mehmeti, Islam Krasniqi, Liman Morina, Metë Krasniqi, Nuredin Gërvalla dhe të tjerë.
"Heroizmi i tyre u trashëgoftë," përfundoi Haradinaj.