Haradinaj përkujton Abedin Rexhën: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani - NACIONALE

Haradinaj përkujton Abedin Rexhën: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-luftëtarin e UÇK-së, Abedin Rexha (Sandokani).

Ai ka bërë me dije se bashkë me Rexhën ishte në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u është vrarë Luan Haradinaj dhe është plagosur Rafet Rama.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se “Sandokanin” e kujton si një njëri prej emrave të mëdhenj të lirisë së Kosovës.

“Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si një luftëtar të madh, trim e i vendosur dhe njëri prej emrave të mëdhenj të lirisë së Kosovës. I paharruar kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme