Haradinaj për takimin me Escobar: Zhvilluam diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve për veri - NACIONALE

Haradinaj për takimin me Escobar: Zhvilluam diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve për veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se në takimin me të dërguarin e SHBA-ve për dialogun me Serbinë, është biseduar për gjetjen e një zgjidhje për zbatimin e ligjit në veri të Kosovës.

Haradinaj ka vënë në pah se takimi ka qenë i frytshëm.

Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë.”, ka shkruar ai.

Ndërsa, PDK e LDK deri më tani nuk janë deklaruar për këtë takim, ndërsa sot pritet të takohen edhe me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Lajme të ngjashme