Haradinaj për takimin Kurti-Lajçak: Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin
Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka kërkuar sqarime nga kryeministrit, Albin Kurti për darkën e mbrëmshme të tij më emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Haradinaj shpreson se Kurti do të sqarojë për darkën me Lajçakun që u bë në orët e vona.
Ai në Facebook ka thënë se marrëveshjet e natës nuk sjellin dobi për vendin dhe se është e padrejtë që populli të infromohet nga Lajçaku dhe jo nga Kurti.
“Shpresoj që Albini do e sqarojë opinonin në Kosovë për darkën e zhvilluar mbrëmë në orët e vona se për çka u dakorduan! A janë pajtuar për zbatimin e atyre marrëveshjeve që i kundërshtoi deri sa erdhi në pushtet!? Është e padrejtë që opinioni të informohet nga negociatori e jo nga Albini. Marrëveshjet e natës nuk e di nëse sjellin dobi për vendin. Shpresoj që ky mengjes do jetë reflektues për ty dhe për përgjegjësitë që i ke!” – ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe Kurti është takuar mbrëmë me Lajçakun në Prishtinë.
Sipas Lajçakut me Kurtin janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruar në kuadër të dialogut.
Deri më tani Qeveria nuk ka dalur me ndonjë verison për këtë takim.
