Haradinaj për Qeverinë Kurti: Kemi të bëjmë me një shtëpi budallë - NACIONALE

Haradinaj për Qeverinë Kurti: Kemi të bëjmë me një shtëpi budallë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar Qeverinë e Kosovës si një “shtëpi budallë”.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri në T7, duke thënë se po bëhen gabime “të rrezikshme”.

Kryetari i AAK-së tha se Qeveria është në një trend të përkeqësimit të vazhdueshëm, duke thënë se mbi 600 milionë euro nuk janë ndarë për ekonomi

“Nëse i shohim të gjitha këto çështje, gabime vërtetë të rrezikshme po i ndodhin ekonomisë sonë, nuk kemi se si me u habit, kam thënë dikur që vërtetë kemi të bëjmë me një shtëpi budallë, pra me VV, në Qeverinë të cilët nuk e kuptojnë as përgjegjësinë e tyre, kjo është shkelje ligjore”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të ngjashme