Haradinaj për protestat e 1981-it: Dridhën themelet e regjimit serb - NACIONALE

Haradinaj për protestat e 1981-it: Dridhën themelet e regjimit serb

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, ka përkujtuar fillimin e demonstratave të vitit 1981.

Haradinaj ka thënë se sot nderohen ata “që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë.

Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin.” – ka shkruar ndër të tjera.

Shkrimi i plotë:

Ishte 11 Marsi i vitit 1981 kur studentët e Universitetit të Prishtinës u ngritën kundër shtypjes jugosllave, duke dridhur themelet e regjimit të atëhershëm.

Sot nderojmë ata që i dhanë grushtin shtypjes jugosllave, nderojmë të rënët e atyre ditëve të lavdishme të historisë sonë.

Rinia heroike shqiptare, e frymëzuar nga ideali i protestuesve të vitit 1981, do shkëlqente në istikamet e Luftës Çlirimtare, e cila e solli fitoren dhe çlirimin.

Lajme të ngjashme