Haradinaj për planin 'franko-gjerman': E kam parë, aty është njohja - NACIONALE

Haradinaj për planin 'franko-gjerman': E kam parë, aty është njohja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Plani i shumëpërfolur 'franko-gjerman' për një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, sipas kreut të AAK-së, është përfundimtar dhe se nuk ka marrëveshje tjetër.

Ai tha se plani franko-gjerman është përfundimtar dhe se nuk ka marrëveshje tjetër dhe se pritet që marrëveshja të finalizohet këtë vit.

“Materiet që i ka Kosova dhe Serbia për normalizimin e plotë. Marrëveshja mund të mos quhet marrëveshje për njohje, mund të quhet marrëveshje për normalizim, por në përmbajtje e ka njohjen”, ka deklaruar Haradinaj, sipas të cilit

Kjo, sipas tij, është krejtësisht e pastruar dhe se nuk ka asnjë ndërhyrje në këtë.

“Kjo është marrëveshja finale, nuk do të ketë marrëveshje tjetër, nuk të ketë më negociata në mes të Kosovës dhe Serbisë për asgjë tjetër... kjo është finalja”, tha Haradinaj, shkruan RTK.

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së kanë folur edhe për targat. Ai tha se duhet të kihet kujdes kohëzgjatja e implementimit në mënyrë që mos të ketë tensione.

“Mendoj se kërkesa e zotit Escobar, por edhe e QUINT-it është që të kihet kujdes dhe të planifikohet mirë edhe kohëzgjatja e implementimit në mënyrë që mos të ketë tensione dhe incidente...që mund të shfrytëzoheshin ose prej palës serbe ose prej palëve tjera për të fajësuar Kosovën”, tha ai.

Lajme të ngjashme