Haradinaj: Për gjendjen në energji, fajësia e Kurtit para se ai të vijë në pushtet - NACIONALE

Haradinaj: Për gjendjen në energji, fajësia e Kurtit para se ai të vijë në pushtet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, në një intervistë ekskluzive për Nacionalen, është shprehur se cilido që shet trimëri e flet për luftën 22 vjet pas saj, është fëmijë, në njërën prej deklaratave më të forta të tij në intervistë.

Në këtë intervistë të gjatë, ai ka folur edhe për mobilizimin e opozitës, shoqërisë civile dhe qytetarëve për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Të gjitha rrethanat që janë krijuar në Kosovë flasin për fajësinë e Kurtit. Pra, rrethanat rënduese flasin për fajësinë e kësaj qeverie. Për gjendjen në energji, fajësia e Kurtit është edhe më e hershme, edhe para se ai të vijë në pushtet. Dështimi i dy investimeve të mëdha në energji, i një termocentrali me qymyr 500 MWh që tash me i pasë në çmim të lirë, mos me pasë nevojë me investu Kosova është meritë e Kurtit. Dështimi i gazsjellësit, menaxhimi i situatës se çfarë po ndodh tash, reduktimet në verë, më kanë nxitur me përshpejtu kërkesën për dorëheqje të Kurtit para dimrit. Nuk ka qeveri në botë që në kohë krize nuk kërkon mënyra shtesë me lëshu para në ekonominë e vet, pra në investime kapitale, në infrastrukturë, në projekte, sepse ato gjenerojnë dhe kthejnë në kacën e shtetit prapë. Është e vetmja qeveri në botë që e ka mbyllë paranë, pra e ka hequr prej ekonomisë dhe e ka mbyllur. Kjo është një fajësi e tmerrshme për një qeveri.” – ka Haradinaj për Nacionalen.

Lajme të ngjashme