Haradinaj për djegien e shtëpisë së serbit i cili planifikonte të kthehej në Istog: E papranueshme - NACIONALE

Haradinaj për djegien e shtëpisë së serbit i cili planifikonte të kthehej në Istog: E papranueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës, ka reaguar pas djegies së një shtëpie në Veriq të Komunës së Istogut, që është pronë e një serbi i cili planifikonte të kthehej në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se djegia e një shtëpie të në qytetari serb është e parapnushme, teksa ka ftuar institucionet e vendit ta hetojnë rastin.

Tutje, ai ka thënë se Kosova garanton të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve të saj padallim etnie.

“Kosova, si një vend demokratik dhe me aspirata euro-atlantike, i garanton të drejtat themelore për një jetë të sigurtë dhe pronë të pacënueshme të gjithë qytetarëve të saj. Ne, me krenari duhet të jemi konform kushtetutës sonë, duke marrë obligim për të mbrojtur dhe respektuar të gjithë në mënyrë të barabartë, për të bërë të mundur që secili të ndjehet si në shtëpinë e vet, duke përfshirë këtu të gjitha komunitetet”, ka shkruar Haradinaj.

”Djegja e një shtëpie e një qytetari serb, shtetas i Kosovës, është vepër e papranueshme si dhe kundër përkushtimit tonë për paqe dhe stabilitet. Ftoj organet e rendit dhe të ligjit që sa më parë të sjellin para drejtësisë kryesit e këtij sulmi të shëmtuar”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme