Haradinaj: Osmani duhet t’i kërkojë falje Kosovës që e solli Kurtin në pushtet - NACIONALE

Haradinaj: Osmani duhet t’i kërkojë falje Kosovës që e solli Kurtin në pushtet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se presidentja Vjosa Osmani duhet t’i kërkojë falje vendit.

Pas fjalimit të saj në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se Osmani duhet të kërkojë falje për krijimin e shumicës dhe sjelljen e kryeministrit Albin Kurti në pushtet.

‘’Nëse presidentja beson në atë që ka thënë, ne që katër vite i bëjmë thirrje presidentes që t’i thërras vetëdijes së vet, ndërgjegjes së vet dhe me i tregu qytetarëve se zhvillimet nuk janë mirë në vend nga kryetari. Ma mirë vonë se kurrë, por ka ndodh shumë zhvillime të dëmshme për vendin. Ka ndodh shumë bixhoz dhe pabesi ndaj Kosovës pikërisht nga ky koalicion, nga kjo shumicë të cilës i ka takuar edhe presidentja Osmani. Për këtë arsye ne sot nuk ishim në seancë. Ajo duhet t’i kërkojë falje Kosovës se pse e ka krijuar një shumicë të këtillë, pse e ka sjellë Kurtin në pushtet dhe e ka mbajte gjithë këto vite.” – u shpreh Haradinaj për “Rtv21”.

Lajme të ngjashme