Haradinaj: Nuk po mund të kontribuojmë në dialog, Kurti nuk po komunikon - NACIONALE

Haradinaj: Nuk po mund të kontribuojmë në dialog, Kurti nuk po komunikon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i shqetësuar me mungesën e komunikimit të kryeministrit Kurti me partitë opozitare rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Në diskutimin e organizuar nga Grupi për Ballkanin për dialogun Kosovë – Serbi, ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se partitë nuk mund të komunikojnë më te.

Sipas tij, ndryshe ka qenë e kohen e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe të Hashim Thaçit.

“Mund t’i përmend disa mësime që i kam mësuar vetë, por gjatë kohëve të vështira, kur ka qenë presidenti Rugova ose Thaçi ka pasur një mënyrë komunikimi, dhe tani jemi të shqetësuar që nuk po mund të komunikojmë ose kontribuojmë në dialog. Ky është shqetësimi ynë që nuk po mund të komunikojmë, nuk e kemi një tryezë ose grup për këtë temë”, ka thënë Haradinaj, raporton EO.

Lajme të ngjashme