Haradinaj: Njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat po i bashkohen AAK-së, po e shohin si alternativën më serioze
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në degës e partisë së tij në Mynih.
Haradinaj përmes një postimi ka shkruar bashkatdhetarë të shumtë, njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës, pasi sipas tij ata po e shohin si alternativën më serioze politike.
Ai tutje ka thënë se AAK-ja e ndjen peshën dhe rëndësinë që ka mërgata.
Postimi i plotë:
Iu bashkova sot kolegëve nga Dega e Aleancës në Mynih, në një bashkëbisedim përmbajtësor me bashkatdhetarë. Degë kjo e cila së fundi ka zgjedhur për kryetar Dardan Nitajn, një arkitekt i dëshmuar.
Është kënaqësi e veçantë që sa herë që jam në Gjermani e shoh nga afër punën serioze që bëhet falë strukturave të Aleancës në këtë shtet, udhëhequr nga Ukë Blakaj.
Falë një pune përkushtuese të strukturave, Aleanca po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv në diasporë. Bashkatdhetarë të shumtë, njerëz të dëshmuar nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ndjen peshën dhe rëndësinë që ka mërgata, me mirënjohje të përjetshme për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në arritjen e lirisë dhe në procesin e shtetndërtimit.
