Haradinaj: Nëse nuk paraqitet një shumicë e re para presidentes, zgjedhjet janë të pashmangshme - NACIONALE

Haradinaj: Nëse nuk paraqitet një shumicë e re para presidentes, zgjedhjet janë të pashmangshme

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, beson se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

Ai ka vlerësuar së nëse sot nuk paraqitet një shumicë e re para presidentes, e para e vendit ka vetëm një opsion.

“Pas dështimit të mandatarit dhe të qeverisë të propozuar nga ai me votë, tani opsionale është një shumicë e re, nëse nuk paraqitet kjo shumicë e re te presidentja, ku asnjëri nuk e ka shumicën, atëherë presidentes i mbetet si opsion i vetëm shpallja e zgjedhjeve”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK-ja është e gatshme edhe për zgjedhje të reja.

“Do të thotë janë të pashmangshme kësaj here, gjithçka duhet ta bëjmë më të mirën, po jemi të gatshëm”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të ngjashme