Haradinaj në SHBA takohet me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar në SHBA me kongresmenin amerikan Ritchie Torres.
Haradinaj ka thënë se kongresmenin Torres e ka njoftuar për zhvillimet në Kosovë dhe ka kërkuar që nga ai që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Kongresistin, z. Ritchie Torres e njoftova për zhvillimet ne Kosovë dhe njëherit kërkova që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO. Po ashtu, theksova se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pata nderin e veçantë të takohem me mikun e madh të shqiptarëve, kongresmenin z. Ritchie Torres, të cilit i shpreha falënderimet e mia për përkrahjen e tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme që ai personalisht dhe ShBA-të po i japin Kosovës.
Kongresistin, z. Ritchie Torres e njoftova për zhvillimet ne Kosovë dhe njëherit kërkova që në Kongresin Amerikan të shtrohet tema e anëtarësimit të shpejtë të Kosovës në NATO. Po ashtu, theksova se është me rëndësi të veçantë forcimi i marrëdhënieve bilaterale Kosovë-Amerikë.
Partneriteti strategjik me ShBA-të është garancë për arritjen e çdo suksesi të Kosovës. Do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë!