Haradinaj në Ditën e Veteranit: Bashkë mposhtëm armikun e i sollëm lirinë vendit krah aleatëve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Ditën e Veteranit, duke rikujtuar sulmin e parë ndaj familjes Jashari, të cilin e cilësoi si momentin që nxiti mobilizimin e përgjithshëm për liri dhe pavarësi.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj theksoi se së bashku me bashkëluftëtarët, në krah të aleatëve, arritën të mposhtin armikun dhe t’i sjellin lirinë Kosovës.
Ai shkroi se rruga drejt lirisë ishte e mbushur me sakrifica, vështirësi dhe humbje, por edhe me fitore që forcuan vendosmërinë dhe qëndresën.