Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë: Vendimi më i rëndësishëm i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e ShBA-ve - NACIONALE

Haradinaj në 7-vjetorin e Ushtrisë: Vendimi më i rëndësishëm i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e ShBA-ve

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Në 7-vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të periudhës pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik, i ndërmarrë nga Qeveria Haradinaj me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës u krijua mbi sakrificën e luftës çlirimtare, mbi gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe amanetin e atyre që nuk u kthyen kurrë, por i lanë Kosovës lirinë dhe detyrimin për ta mbrojtur atë.

“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.

“Sot kemi ushtri. Sot kemi shtet më të sigurt. Sot kemi Kosovë më të fortë”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajme të ngjashme