Haradinaj në 25-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit: Porosinë e luftës për liri e përhapi çdokund
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar heroin Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në 25-vjetorin e rënies.
Haradinaj në Facebook, ka thënë se “Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më.”
“Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.” – ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.
Shkrimi i tij:
Në 25-vjetorin e përjetësisë, kujtojmë Heroin Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij.
Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve.
Lavdi e përjetshme!