Haradinaj nderon Sylë Tahirsylajn - NACIONALE

Haradinaj nderon Sylë Tahirsylajn

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar ekspertin e hidrometeorologjisë, Sylë Tahirsylaj, duke ia ndarë medaljen e njohur: "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET".

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo medalje i është ndarë për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare.

Sylë Tahirsylaj, vjen nga një familje atdhetare që u dëshmua në shumë breza. Ekspertin e hidrometeorologjisë, tani në pension, e falënderova për kontributin e tij shumëvjeçar dhe i urova shëndet të plotë. Me këtë rast, gjatë takimit të sotëm, i kam ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme