Haradinaj: Na duhet një plan i ri për anëtarësimin e menjëhershëm të Kosovës në NATO - NACIONALE

Haradinaj: Na duhet një plan i ri për anëtarësimin e menjëhershëm të Kosovës në NATO

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur optimizëm për potencialin e Kosovës për t'u anëtarësuar drejtpërdrejt në NATO, duke anashkaluar procedurat e gjata.

Haradinaj propozoi një "plan të ri" që përfshin dimensionet politike, ushtarake dhe ekonomike për të adresuar hapat e fundit të mbetur dhe për të mundësuar pranimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Ai theksoi se Kosova ka mundësi për të ndërmarrë këtë hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në NATO.

“Duhet një plan i ri, i cili është politik, ushtarak dhe ekonomik, që të plotësojë pjesën e mbetur të pakryer të planit të parë dhe të mundësojë anëtarësimin e menjëhershëm të Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.

“Tek kjo pjesa politike. Një prej atyre me heq bllokadën për Kosovën është edhe pjesa e obligimeve të dialogut. E fqinjësisë së mirë, është kusht ajo. Ka terren Kosova, ka mundësi Kosova”.

Ai shtoi se gjatë vizitës së tij në Pentagon "nuk ka parë ndonjë refuzim".

“E kam filluar etapën tjetër të kërkesë, mundësisë të nevojës që Kosova me u anëtares direkt në NATO pa këtë proceset stërzgjatura. Për shembull në Pentagon nuk kam parë ndonjë refuzim… Nëse do të udhëheqsha Qeverinë e Kosovës për një vjet do të ishim në NATO”, tha ai.

Lajme të ngjashme