Haradinaj mirëpret Avni Arifin në listën zgjedhore të AAK-së - NACIONALE

Haradinaj mirëpret Avni Arifin në listën zgjedhore të AAK-së

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi rikthimin e Avni Arifit në listën zgjedhore të partisë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Haradinaj e përshkroi Arifin si një nga njerëzit më lojalë dhe profesionalë, me përvojë të gjatë institucionale dhe kontribut të vazhdueshëm në ndërtimin e shtetit.

"Rikthimi i tij në listën e Aleancës vjen natyrshëm, ashtu si çdo herë në momentet kyçe për Republikën e Kosovës," shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se AAK garon këtë herë me listën e Ardian Gjinit, duke shprehur besim se bashkë do t'u ofrojnë qytetarëve "një përfaqësim dinjitoz, serioz dhe vizionar."

Lajme të ngjashme