Haradinaj merr pjesë në zbulimin e memorialit të heronjve të familjes Prenademi - NACIONALE

Haradinaj merr pjesë në zbulimin e memorialit të heronjve të familjes Prenademi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë në zbulimin e memorialit të heronjve të familjes Prenademi nga Delloci i Komunës së Klinës.

Ai ka bërë me dije se kjo familje ka dhënë shumë për lirinë gjatë gjithë historisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se breza të tërë patriotësh shqiptarë rezistuan kundër secilit pushtues.

“Gjatë historisë sonë së lavdishme, breza të tërë patriotësh shqiptarë rezistuan kundër secilit pushtues. Ata nuk e duruan robërinë, por zgjodhën të qëndrojnë të pathyeshëm e të mos i nënshtrohen armikut. Për familjen Prenademi kam pasur rastin të dëgjoj rrëfime nga shumë njerëz. Kjo familje atdhetare tradicionalisht dha luftëtarë dhe mori pjesë në kryengritjet kundër pushtimit. Shembullin e brezit të hershëm të kësaj familje e ndoqën edhe brezi i ri, si luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sot, u bëmë pjesë e vazhdueshme e një historie që ka filluar shumë kohë para nesh, me zbulimin e memorialit kushtuar heronjve të kësaj familje; Prenit, Palushit, Prekës dhe Nikës”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme