Haradinaj: Me mosmiratimin e Ligjit të Pagave, Policia e Kosovës është dëmtuar mbi 14 milionë euro - NACIONALE

Haradinaj: Me mosmiratimin e Ligjit të Pagave, Policia e Kosovës është dëmtuar mbi 14 milionë euro

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Sipas Ramush Haradinajt, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, qeveria Kurti e ka dëmtuar Policinë e Kosovës për gati 14 milionë euro gjatë një viti.

Në faqen e tij në Facebook, Haradinaj ka pohuar se kritikat ndaj Ligjit për Paga kanë dëmtuar rëndë të gjitha industritë.

“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend. Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka vlerësuar edhe dëmin që, sipas tij, i është bërë industrisë së shëndetësisë. Ai ka vlerësuar se dëmi është afër 25 milionë euro.

“Dje e kam paraqitur para jush vetëm dëmin e shkaktuar ndaj mjekëve specialistë, e sot për mbarë personelin shëndetësor. Dëmi që i është bërë sektorit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti, e cila padrejtësisht po i mban paratë e mjekëve, infermierëve, farmacistëve e drejtuesve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore është rreth 25 milion euro. Nesër do të paraqes dëmin e shkaktuar Policisë së Kosovës”, ka shkruar dje Haradinaj në Facebook.

Postimi: